Rikthehen reshjet e borës, zbardhet Shqipëria

Rikthehen reshjet e borës, zbardhet Shqipëria

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit në zonat veriore të vendit në lartësinë mbi 750 metra, ka pasur prezencë të reshjeve të dëborës. Reshjet janë regjistruar në akset: Bajram Curri - Valbonë, Kuben - Vasije, Bogë - Theth, Tamarë - Vermosh dhe Ura e Zapodit - Shishtavec.

Sipas ARRSH-së mjetet borëpastruese janë në teren dhe po punojnë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi kryhet pa probleme.

“Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të përdorin goma dimërore, në zonat me reshje bore, të respektojnë sinjalistikën rrugore, si dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftim.

/Motilokal.com