Kështu do të jetë moti të martën në Shqipëri

Kështu do të jetë moti të martën në Shqipëri

Moti në Shqipëri do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugore. Moti parashikohet i vranët me intervale të herëpashershme kthjellimi. Vranësirat pritet të pasohen me reshje shiu, ku nga pasditja parashihen me intensitet më të lartë të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Termometri të martën pritet të shënojë temperatura prej 11 deri në 17 °C.

/Motilokal.com