Ky është vendi më i rrezikshëm për të vozitur veturën

Ky është vendi më i rrezikshëm për të vozitur veturën

Bëhet e ditur se vetëm në vitin 2023, gati një në tre amerikanë që udhëtonin jashtë vendit, zgjodhën të vizitonin një destinacion në Evropë, sipas të dhënave nga Administrata Ndërkombëtare e Tregtisë. Rreth tre milion zgjodhën të vizitojnë Britaninë e Madhe, 1.5 milion të tjerë Francën, ndërsa 1.6 milion u nisën për në Gjermani. Pjesa tjetër u shpërnda në të gjithë kontinentin.

Vignetteswitzerland.com ka analizuar të dhënat nga Këshilli Evropian i Sigurisë së Transportit për të përcaktuar se cilat vende kishin vdekjet më larta në rrugë për një milion banorë. Pas analizës, ekipi ka zbuluar se vendi më i rrezikshëm për të drejtuar makinën në Evropë është Rumania, me statistikat që tregojnë 85.81 vdekje për një milion banorë.

Në krye të pesë vendeve më të rrezikshme listohen edhe Serbia, Bullgaria, Kroacia dhe Portugalia. Sa i përket vendeve më të sigurta, hulumtimi e renditi Norvegjinë si të parën me vetëm 21.38 vdekje për milion banorë, e ndjekur nga Suedia dhe Britania.

Rikujtojmë se “Camino de las Yungas”, e njohur sot si “Rruga e vdekjes”, është një nga rrugët publike më të rrezikshme në botë dhe aktualisht destinacioni kryesor turistik në La Paz të Bolivisë. Me gjatësi 64 kilometra, ajo ishte dikur e vetmja rrugë që lidhte qytetet La Paz dhe Coroico në rajonin e Yungas. 200 deri në 300 persona humbnin jetën në këtë rrugë çdo vit, prandaj në vitin 1995 u shpall si më e rrezikshmja në botë. Për shkak të këtij emërtimi, ajo fitoi popullaritet të madh në mbarë botën.