Prodhimi i energjisë nga burimet e erës dhe solare shënon rritje në Kosovë

Prodhimi i energjisë nga burimet e erës dhe solare shënon rritje në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Energjisë” për muajin janar 2024 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin e eksportin e energjentëve të tjerë.

Sipas ASK-së më shumë energji elektrike në dispozicion në janar 2024 sesa në janar 2023 me pak thëngjill i prodhuar 2024 sesa në janar 2023.

Tutje ASK njofton se gjatë muajit dhjetor të vitit 2023 energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 853.83 GWh kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 608.16 GWh apo 12.69 % më i madh me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Ndërsa sipas këtyre të dhënave pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 11.91%. (janar 2024).

Ndërkaq prodhimi i thëngjillit ishte rreth 6.89 mijë ton, 13.33%më pakë se në muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Pasqyra e prodhimi, konsumit dhe raporti i energjisë elektrike në dhjetor 2023 me dhjetor 2022

/Motilokal.com