Ekspertët paralajmërojnë: Inteligjenca Artificiale mund të çojë në një krizë energjetike

Ekspertët paralajmërojnë: Inteligjenca Artificiale mund të çojë në një krizë energjetike

Konsumi i energjisë elektrike në kompanitë e Inteligjencës Artificiale (IA) po rritet në mënyrë eksponenciale, duke çuar në një krizë të re energjetike në SHBA, ka paralajmëruar firma këshilluese Grid Strategies.

SHBA-së do t'i duhen rreth 34 termocentrale të reja bërthamore, ose 38 gigavat energji elektrike shtesë, gjatë pesë viteve të ardhshme për të përmbushur kërkesën nga qendrat e të dhënave, fabrikat dhe automjetet elektrike, vlerësohet në një raport të dorëzuar pranë rregullatorit të energjisë, firma konsulente Grid Strategies.

Kompanitë që përdorin Inteligjencën Artificiale kanë nevojë për shumë energji elektrike për të trajnuar modele gjuhësore, për të prodhuar çipa dhe pajisje të tjera. Inteligjenca Artificiale e integruar në motorët e kërkimit në internet është gjithashtu një burim i rëndësishëm kërkese, pasi konsumon të paktën dhjetë herë më shumë se motorët e zakonshëm të kërkimit.

Në vitin 2022, qendrat e të dhënave, kriptovalutat dhe inteligjenca artificiale konsumuan, sipas një analize të fundit nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), rreth dy për qind të energjisë elektrike globalisht dhe kjo pjesë do të rritet në të ardhmen, paralajmëron agjencia.

/Motilokal.com