Pluhuri saharian rikthehet sërish?!

Pluhuri saharian rikthehet sërish?!

Moti në fundjavë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të ngrohta me origjinë jugore si pasojë e depërtimit të pazakontë për periudhën që ndodhemi të Anticiklonit Afrikan.

Duke nisur nga dita e diel pritet afrimi gradual nga Evropa Perëndimore e një qendre të thellë të presionit të ulët e cila duke kaluar mbi Afrikën e Veriut do të transportojë mbi Evropën kryesisht Juglindore sasi të larta të pluhurit (me origjinë nga rëra e shkretëtirës së Saharasë).

Kombinuar më temperaturat e larta kjo situatë do të krijojë ndjesinë e ajrit “mbytës”, ndonëse kjo situatë është përsëritur shpesh herë edhe në të kaluarën mbi Shqipëri, Kosovë dhe rajon e nuk është më një fenomen i ri.

/Motilokal.com