Mot pranveror të dielën në Shqipëri

Mot pranveror të dielën në Shqipëri

Moti në Shqipëri do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të ngrohta me origjinë jugore si pasojë e depërtimit të pazakontë për periudhën që ndodhemi të Anticiklonit Afrikan. Moti parashikohet me diell dhe vranësira kalimtare.

Termometri të dielën pritet të shënojë temperatura prej 16 deri në 25 °C.

/Motilokal.com