Cilën veshje nuk duhet të vishni kurrë gjatë fluturimit?

Cilën veshje nuk duhet të vishni kurrë gjatë fluturimit?

Një veshje e njohur që shumë gra veshin gjatë fluturimit është diçka që duhet të shmangni, sepse mund të jetë e rrezikshme.

Christine Negroni, e cila botoi një libër për fatkeqësitë më misterioze të aeroplanëve në botë, shpjegoi pse nuk duhet të udhëtoni me dollakë joga.

Ajo tha se paraqesin një rrezik shtesë në rast të një aksidenti aeroplani ku shpërthen zjarri.

"Mund t'ju duhet të vraponi përmes zjarrit. Mund të ketë gjithashtu një zjarr të veçantë në tokë pasi të dilni nga avioni. Të gjithë veshin dollakë yoga në aeroplan tani, por unë i shmang të gjitha fibrat sintetike sepse ato kanë më shumë gjasa të digjen dhe të ngjiten nëse ka zjarr”, shpjegoi ajo.

Ajo i këshilloi njerëzit të veshin rroba të bëra prej pambuku ose ndonjë fije tjetër natyrale gjatë fluturimit.

/Motilokal.com