Shikoni si duken kafshët shtëpiake më të pasura në botë: Kjo mace vlen 97 milionë dollarë

Shikoni si duken kafshët shtëpiake më të pasura në botë: Kjo mace vlen 97 milionë dollarë

Për shumë, kafshët e tyre shtëpiake janë të paçmueshme, ata janë pjesë e familjes dhe i duan pa marrë parasysh se çfarë. Por në botë ka edhe nga ato kafshë shtëpiake, vlera e të cilave dihet saktësisht dhe shkon deri në 500 milionë dollarë.

Dhe kjo vlerë mbahet nga një qen Gunter VI (Gunther). Është një bari gjerman që pasurinë e tij ia detyron paraardhësit të tij Gunter III, të cilit pronarja, fisnikeja gjermane Karlotta Leibenstein, i la trashëgim një pjesë të pasurisë së saj në 1992.

Pas Gunter VI është Nala, një mace që ka pasur një udhëtim mbresëlënës nga një strehë kafshësh në një ndikuese të suksesshme me më shumë se katër milionë ndjekës dhe markën e saj të ushqimit për mace.

 




 

View this post on Instagram

 








 


A post shared by Nala Cat ™ (@nala_cat)

Dhe, megjithëse pronari i saj vlen më shumë se një miliard dollarë, macja e Taylor Swift, Olivia Benson (Olivia) është vetëm në vendin e tretë në këtë listë. Vlera e saj është 97 milionë dollarë dhe pasurinë e saj e ka fituar duke u shfaqur në videoklipe dhe reklama.

 




 

View this post on Instagram

 








 


A post shared by Oprah (@oprah)

Pas Olivia-s në listë janë Sadie, Sunny, Lauren, Layla dhe Luke, qentë e prezantueses së njohur Oprah Winfrey. Ajo u la atyre 30 milionë dollarë.

Jiffpom, vlera e të cilit vlerësohet në 25 milionë dollarë, dhe u shfaq në videoklipin e këngës "Dark Horse" nga Katy Perry, madje "botoi" edhe librin e tij "I am Jiffpom".

/Motilokal.com