Redmi po përgatit një model të ri për tregun global

Redmi po përgatit një model të ri për tregun global

Në muajin e dytë të këtij viti, Redmi prezantoi një model nga seria e lirë Redmi A, përkatësisht Redmi A3. Duket se kjo markë po përgatitet të prezantojë një model tjetër nga kjo seri, i cili do të jetë i ngjashëm me A3.

Sipas informacioneve të fundit, Redmi së shpejti do të prezantojë telefonin Redmi A3x. Ky telefon është shfaqur në një bazë të dhënash në dy versione një për tregun indian dhe tjetrin për tregun global.

Redmi A3x me numër modeli 24048RN6CG do të arrijë globalisht, ndërsa Redmi A3x me numër modeli 24048RN6CI do të arrijë në Indi.

2404 në numrin e modelit lë të kuptohet se telefoni mund të zbulohet këtë muaj, por merreni me pak kripë këtë informacion.

Detaje rreth specifikave të telefonit Redmi A3x nuk dihen për momentin, por duke marrë parasysh emrin e telefonit, pritet që ai të jetë një version pak i modifikuar i telefonit tashmë të prezantuar Redmi A3, specifikimet e të cilit janë kujtohet më poshtë.

Kështu, Redmi A3 ka një ekran LCD me diagonale 6.71" me rezolucion HD+. Shpejtësia e rifreskimit të ekranit është 90 Hz, dhe ekrani mbrohet nga Gorilla Glass 3. Në anën e pasme, kjo pajisje ka një modul kamerash rrethore me dy sensorë. Sensori kryesor është 8 MP. Në pjesën e përparme është një kamerë selfie 5 MP, e cila ndodhet në një vrimë afër pjesës së sipërme të ekranit. Në kuadrin e djathtë të telefonit ka një skaner të gjurmëve të gishtërinjve, i cili është edhe butoni për ndezjen dhe fikjen e pajisjes. Mbi të është butoni i kontrollit të volumit.

Telefoni ka një bateri 5000 mAh me mbështetje karikimi 10 W, përmes portit USB-Type C. Redmi A3 gjithashtu ka një fole kufjesh 3.5 mm dhe mundësohet nga një çip MediaTek Helio G36.

/Motilokal.com