“Apetit sh.p.k”, një kompani e produkteve të mishit nga Kosova, është zbuluar se ka shitur mish nga Brazili si të Kosovës.
Ky skandal u zbulua nga emisioni investigativ “Stop” në TV Klan, i cili porositi një ton mish nga Kosova tek “Apetit sh.p.k”, sasia e filetos së viçit erdhi në Tiranë përmes pikës doganore të Morinës duke i kaluar të gjitha kontrollet e vulave veterinare të therjes apo edhe falsifikimi i origjinës së mishit.
Sipas “Stop” kjo kompani kishte falsifikuar edhe çmimin për të mos paguar detyrimet në bazë të çmimit real prej 15 eurosh për 1 kg mish fileto viçi.
Nuk është hera e parë e skandaleve të kompanisë “Apetit”, edhe më herët kjo kompani është zënë me mashtrime.
Në vitin 2022 në portin e Durrësit ishin kapur 45.5 kg kokainë. Lënda narkotike ishte e fshehur në një kontenier me mish pule që kishte ardhur tranzit nga Brazili në kompaninë “Apetit”.
/Motilokal.com
