Çmenduria nuk ka kufij! Shikoni se si fluturon nga vetura ky aventurier/ VIDEO

Çmenduria nuk ka kufij! Shikoni se si fluturon nga vetura ky aventurier/ VIDEO

Një shofer ka shpëtuar mrekullisht gjallë kur vetura e tij ku rrokullis disa herë, teksa ecte me shpejtësi buze detit, ndërsa vetë përfundoi në ajër sikur të ishte një ‘veturën e testimit të përplasjeve’.

Pamjet dramatike tregojnë sesi drejtuesi i mjetit Toyota FJ Cruiser xhiron gomat në rërë e më pas përmbyset e rrokulliset disa herë duke bërë zig-zag-e mes rërës e detit.

Gjatë rrokullisjeve të mjetit shoferi shihet që shpërthen jashtë tij nga dritarja duke rënë më pas në ujë pranë veturës së tij të përmbysur.

Mesa duket uji ka zbutur rënien e tij teksa burri shihet të ngrihet në këmbë e të dalë vete nga deti.

Disi i hutuar nga ngjarja ai shikon rrotull teksa nis të çalojë nga dhimbja.


Njerëz të tjerë nxitojnë drejt tij për ta ndihmuar teksa më pas burri ulet në rërë.

Kameramani që xhiron pamjet nis të qeshë nga skenat thuaje të pabesueshme të aksidentit dhe burrit që u ngrit nga rënia spektakolare.

Nuk është e qartë nëse shoferi 34-vjeçar do të përballet me penalizim për incidentin.

Një nga vendasit tha: “Ai nuk kishte vënë rripin e sigurimit, është si t’i japësh një fëmije thikën për të luajtur”.

Ndërsa një tjetër komentonte: “Cili idiot drejton veturën në breg të detit?”.

/Motilokal.com