BMW po ndërton një fabrikë të re baterish për automjetet elektrike

BMW po ndërton një fabrikë të re baterish për automjetet elektrike

Prodhuesi gjerman i veturave BMW ka filluar ndërtimin e një fabrike të re të baterive për automjetet elektrike në Gjermani, konfirmoi të martën një zëdhënës i kompanisë.

Fabrika në qytetet bavareze të Irlbach dhe Straßkirchen duhet të prodhojë deri në 600,000 bateri të tensionit të lartë në vit dhe të punësojë rreth 1,600 punëtorë.

Pushteti vendor dha lejet e ndërtimit javën e kaluar, pavarësisht ankesave për humbjen e tokës bujqësore me vlerë. Në referendumin e mbajtur vjeshtën e kaluar, një shumicë e qartë e qytetarëve mbështetën ndërtimin e fabrikës në Straskirchen, transmeton agjencia e lajmeve dpa.

BMW zgjodhi midis 20 vendndodhjeve të mundshme dhe Irlbach dhe Straßkirchen u zgjodhën për afërsinë e tyre me uzinën e kompanisë në Bavari, ku bateritë do të instalohen në automjetet elektrike.

/Motilokal.com