Temperaturat në nivele rekord për muajin mars janë shënuar në Evropën Lindore dhe kryesisht në rajonin e Ballkanit në pesë ditët e fundit të marsit 2024. Deri në 15-18°C mbi mesataren 1991-2020 u regjistrua në rajonet e mësipërme.
Qindra rekorde mujore të temperaturës janë thyer në shumë vende të Evropës Lindore dhe Ballkanit, ndërsa në disa vende është shënuar një rekord kombëtar i temperaturës për muajin mars. Më konkretisht, vendet e mëposhtme kanë shënuar temperaturën më të lartë për muajin mars në analet:
Shqipëri: 29.6 °C
Estonia: 21.3 °C
Kroacia: 29.0 °C
Letonia: 22.8 °C
Bjellorusia: 27.2 °C
Lituani: 25.5 °C
Moldavia: 29.7 °C
Polonia: 26.4 °C
Qindra rekorde mujore maksimale të temperaturës u vendosën në rajonet e Greqisë dhe Italisë, duke regjistruar një periudhë thuajse verore në mes të pranverës.

/Motilokal.com
