Moti: Shihni se si do të mbajë të shtunën në Shqipëri

Moti: Shihni se si do të mbajë të shtunën në Shqipëri

Moti në Shqipëri të shtunën pritet të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike dhe vlera të larta të presionit si rezultat i masave ajrore të ngrohta e të thata me origjinë nga Afrika e Veriut.

Moti do të jetë i kthjellët e diell në të gjithë territorin, por nuk do të mungojnë alternime të herëpashershme vranësirash të mesme e të larta kalimtare gjatë orëve të mesditës.

Termometri të shtunën pritet të shënojë temperatura prej 14 deri në 21 °C.

/Motilokal.com