Në Norvegji, numri i veturave elektrike së shpejti do t'i kalojë ato me benzinë e naftë

Në Norvegji, numri i veturave elektrike së shpejti do t'i kalojë ato me benzinë e naftë

Sipas të dhënave veturat elektrike në Norvegji mund të tejkalojnë veturat me motorë me djegie që në fillim të këtij viti. Norvegjezët planifikojnë të ndalojnë shitjen e veturave të reja me motorë me djegie të brendshme deri në vitin 2025.

Norvegjia është një parajsë e vërtetë për veturat me zero emisione. Që nga fillimi i vitit, veturat elektrike kanë zënë 90 për qind të të gjitha shitjeve të veturave të reja.

Me këtë ritëm, Norvegjia ka një shans të madh për të arritur objektivin e saj ambicioz. Ky vend skandinav dëshiron të bëhet vendi i parë në botë që ndalon shitjen e veturave të reja me motorë me djegie të brendshme deri në vitin 2025.

Megjithatë, një tjetër kuriozitet vihet në pah për këtë vend skandinav. Gjegjësisht, sipas të dhënave zyrtare, rreth 776.003 vetura me benzinë përdoren aktualisht në rrugët e Norvegjisë, 1.068.929 janë me gjeneratorë me naftë, 339.724 janë hibride dhe rreth 700.358 vetura thjesht elektrike. Nëse kjo tendencë vazhdon, numri i veturave elektrike tashmë duhet të kalojë numrin e veturave me benzinë deri në fund të këtij viti.

Analistët besojnë se veturat elektrike do t'i kalojnë veturat me naftë në katër vjet. Prandaj, duke filluar nga viti 2029, numri i veturave me zero emisione duhet të jetë më dominuesi në treg atje.

Në muajin e parë të vitit 2024, veturat elektrike përbënin 92.1 për qind të të gjitha shitjeve të veturave të reja në Norvegji. Në muajin mars, kjo përqindje ka rënë në 89.3 për qind për shkak të rritjes së interesit dhe uljes së ndihmës shtetërore për subvencionimin e energjisë elektrike, por është evidente se norvegjezët e kanë thyer bankën dhe nuk ka kthim mbrapa kur bëhet fjalë për elektromobilitetin.

/Motilokal.com