Dy milion euro për pastrimin e shtretërve të lumenjve të Kosovës

Dy milion euro për pastrimin e shtretërve të lumenjve të Kosovës

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka hapur procedurat e prokurimit për pastrimin e shtretërve të lumenjve në Kosovë.

Ai ka thënë se vlera totale e projektit parashihet rreth dy milion euro.

Postimi i plotë:

Lajm tejet i mirë, që tani janë hapur procedurat e prokurimit për pastrimin e shtretërve të lumenjve në Kosovë.

Rreth dy milionë euro, parashihet që të jetë vlera totale e projektit.

Lumenjtë që do të pastrohen:

Lumi Nerodime - Kaçanik

Lumi Toplluha, Velezha - Prizren

Lumi Sitnica, Gurishta - Vushtrri

Lumi Zhegër, Livoq dhe Përlepnicë - Gjilan

Lumi Verbica, Qubrel, Runik - Drenas dhe Skënderaj

Lumi Janjeva, Godanci, Sitnice - Lipjan

Lumi Kamenica - Novobërd

Lumi Ibër - Leposaviq

Bashkë dhe secili prej nesh duhet të jetë rojtar i tokës, ujit dhe vendit ku jetojmë, e lufta ndaj mbetjeve do të vazhdojë për ditë, sigurisht me institucione përgjegjëse, projekte konkrete, por edhe me qytetarë vullnetarë të shumtë që e duan një Kosovë sa më të pastër!


/Motilokal.com