Këto pesë lloje ushqimesh ulin nivelin e sheqerit në gjak

Këto pesë lloje ushqimesh ulin nivelin e sheqerit në gjak

Njerëzit me diabet shpesh duhet të ndryshojnë stilin e jetesës dhe zakonet e të ngrënit në mënyrë që të mbajnë nivelet e sheqerit në gjak normal.

Përveç mjekimeve, diabetikët mund të rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak edhe përmes dietës dhe këto pesë lloje ushqimesh janë zgjedhje të shkëlqyera dhe shumë të shëndetshme që duhet të gjenden në menunë e tyre sepse ndikojnë në uljen dhe rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak.

Arra dhe fara

Arrat dhe farat janë të pasura me yndyra të shëndetshme, proteina dhe fibra, të cilat mund të ndihmojnë në kontrollin e sheqerit në gjak. Ushqime të tilla si bajamet, farat chia mund të kombinohen në pjata të ndryshme, dhe arrat mund të hahen në mënyrë të pavarur si një meze të lehtë dhe ushqime të shëndetshme.

Fruta kokrra të kuqe

Ky lloj fruti përmban pak sheqer dhe shumë fibra dhe antioksidantë. Konsumimi i rregullt i këtyre llojeve të manave mund të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe të zvogëlojë rrezikun e komplikimeve të shkaktuara nga diabeti, raporton Health Shots.

Drithërat e plota

Drithërat kanë një indeks të ulët glicemik, që do të thotë se ato shkaktojnë një rritje më të ngadaltë të sheqerit në gjak në krahasim me drithërat e rafinuara.

Bishtajoret

Bishtajoret janë burime të shkëlqyera të proteinave dhe fibrave që ndihmojnë në stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak dhe zvogëlojnë rrezikun e rezistencës ndaj insulinës. Kjo gjendje nënkupton një përgjigje të pamjaftueshme të glukozës ndaj insulinës endogjene ose ekzogjene, është nevoja për një sasi më të madhe të insulinës për të arritur një efekt biologjik në një përqendrim që është efektiv në individë të shëndetshëm.

Perime me gjethe

Perimet si spinaqi, lakra jeshile dhe perime të tjera jeshile janë të pasura me fibra që ngadalësojnë përthithjen e sheqerit në qarkullimin e gjakut, duke parandaluar kështu rënien dhe rritjen e papritur të sheqerit në gjak. Këto perime mund të hahen në mënyra të ndryshme dhe në kombinime të ndryshme, nga sallatat, zierjet, smoothie-t e deri te lëngjet e shëndetshme natyrale.

/Motilokal.com