Mësoni si do të mbajë moti nesër dhe fundjavë në Kosovë

Mësoni si do të mbajë moti nesër dhe fundjavë në Kosovë

Moti në Kosovë vazhdon të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike dhe vlerave të larta të presionit si rezultat i masave ajrore të ngrohta e të thata me origjinë nga Afrika e Veriut.

Të premten pritet mot i ngrohtë, gjatë ditës me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

E shtuna parashihet të jetë me mot të ngrohtë, kryesisht me kthjellime e diell.

Dita e fundit e javës, e diela, parashihet me mot të ngrohtë, gjatë ditës kryesisht me kthjellime e diell.

/Motilokal.com