Moti të shtunën në Bazel do të mbajë pjesërisht me re, diell dhe ngrohtë. Temperaturat për ditën e shtunë do të luhatën nga 9 deri në 22 °C. E diela do të jetë pjesërisht me vranësira e diell, në mbrëmje vonë priten reshje lokale shiu. Termometri pritet të shënon temperatura prej 12 deri në 23 °C.
Parashikimi i motit për ditën e shtunë në Cyrih do të jetë pjesërisht me re dhe periudha me diell. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 8 deri në 20 °C. Dita e diel parashihet të mbajë pjesërisht me vranësira, ndërkaq në mbrëmje me reshje lokale shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 10 deri në 22 °C.
Të shtunën në Gjenevë moti do të jetë mot pjesërisht me re paradite, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të lëvizin nga 10 deri në 21 °C. Moti të dielën parashihet pjesërisht me re. Temperaturat do të sillen nga 13 deri në 24 °C.
Në Lozanë të shtunën do të mbajë mot pjesërisht me vranësira e periudha me diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës do të luhatën nga 11 deri në 22 °C. Të dielën pritet mot me diell dhe vranësira. Temperaturat do të sillen nga 14 deri në 22 °C.
Ndërsa në Lugano të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell. Termometri pritet të shënojë temperatura prej 14 deri në 25 °C. Parashikimi i motit për të dielën do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira. Temperaturat do të luhaten nga 16 deri në 25 °C.
/Motilokal.com
