Pse nuk duhet të flini me perde të hapura

Pse nuk duhet të flini me perde të hapura

Një studim i ri i kryer në Kinë ka përcaktuar pse nuk duhet të flini me perde të hapura.

Gjegjësisht, studiuesit deklaruan se kjo praktikë mund të rrisë rrezikun e goditjes në tru për 43 për qind, sepse ndotja nga drita pengon pushimin cilësor dhe ngarkon organet e trupit. Ndotja nga drita është një ndryshim në nivelin e dritës natyrore në kushtet e natës, i shkaktuar nga emetimi i dritës nga burimet artificiale të dritës.

Ata analizuan të dhënat e mbledhura nga 28,000 njerëz për të përcaktuar ndikimin e ndotjes në ritmin natyror gjumë-zgjim dhe gjetën një lidhje të qartë. Doktor Jain-Bing Wang tha: “Hulumtimi ynë sugjeron se nivelet më të larta të ekspozimit ndaj dritës artificiale të jashtme gjatë natës mund të jenë një faktor rreziku për sëmundjen cerebrovaskulare.”

Për këtë arsye, ai këshillon njerëzit, veçanërisht ata që jetojnë në zonat urbane, të reduktojnë ekspozimin ndaj kësaj lloj drite për të ruajtur shëndetin e tyre.

Rezultatet u publikuan në revistën profesionale Stroke. Gjatë një periudhe prej gjashtë vjetësh, ata monitoruan shëndetin e njerëzve nga i njëjti qytet pa histori të sëmundjeve cerebrovaskulare (të cilat përfshijnë aneurizma dhe goditje në tru).

/Motilokal.com