Ja si parashikohet moti të dielën në Shqipëri

Ja si parashikohet moti të dielën në Shqipëri

Moti në Shqipëri të dielën pritet të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike dhe vlera të larta të presionit si rezultat i masave ajrore të ngrohta e të thata me origjinë nga Afrika e Veriut.

Moti do të jetë i ngrohtë, me kthjellime e diell dhe vranësira kalimtare.

Termometri të dielën pritet të shënojë temperatura prej 18 deri në 26 °C.

/Motilokal.com