Borë në prill?!

Borë në prill?!

Ndërkohë që Evropa Qendrore dhe Jugore janë zhytur në temperaturat e qershorit, një vorbull e madhe me presion të ulët midis Skocisë dhe Islandës po shtyn rrymat e ftohta detare polare drejt Britanisë së Madhe dhe Detit të Veriut, të cilat tashmë kanë shkaktuar një ulje të dukshme të temperaturave. Gjatë ditëve të ardhshme ky konfigurim i depresionit do të thellohet në mënyrë progresive drejt disa pjesëve të Evropës dhe Ballkanit.

Në pjesën më të madhe të ditëve presioni do të jetë i ulët dhe luhatjet e temperaturave do të jenë të theksuara sidomos rëniet në vlerat maksimale.

Nga mesdita dhe mbrëmja e ditës së martë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni do të kemi ndryshim total të situatës meteorologjike, ku parashihen zhvillim gradual të vranësirave. Vranësirat do të jenë mesatare deri të dendura të shoqëruara me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formë shtrëngatash.

Reshjet e shiut do të jenë prezente edhe gjatë ditës së mërkurë, të enjte dhe të premte në formën e rrebesheve të shpejta e stuhive me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Reshjet e borës do të rikthehen në Alpe dhe në relievet malore të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Mundësi për fjolla bore edhe në zonat e ulëta gjatë ditëve të martë, mërkurë dhe enjte.

/Motilokal.com