Ja si parashikohet moti në fillim të javës në Shqipëri

Ja si parashikohet moti në fillim të javës në Shqipëri

Java në Shqipëri pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa dhe të ftohta veriore. Në pjesën më të madhe të ditëve presioni do të jetë i ulët dhe luhatjet e temperaturave do të jenë të theksuara sidomos rëniet në vlerat maksimale.

Reshjet e borës do të rikthehen në Alpe dhe në relievet malore të vendit.

Dita e parë e javës e hëna do të mbajë mot të ngrohtë, diell dhe vranësira të larta kalimtare.

Të martën pritet ndryshim i situatës meteorologjike, ku parashihen zhvillim gradual të vranësirave. Vranësirat do të jenë mesatare deri të dendura të shoqëruara me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formë shtrëngatash, breshër dhe shkarkesa elektrike.

E mërkura parashikohet të jetë me vranësira reshje shiu, në formën e stuhive, të shoqëruara me erëra, rrufe dhe breshër.

/Motilokal.com