Ja si parashikohet moti në fillim të javës në Mal të Zi

Ja si parashikohet moti në fillim të javës në Mal të Zi

Moti gjatë ditëve të para të javës në Mal të Zi do të jetë i ndryshueshëm, me diell, vranësira e reshje shiu.

Dita e hënë në Mal të Zi pritet të jetë me mot të ngrohtë, diell dhe vranësira.

Të martën paradite do të mbajë mot pjesërisht me re e periudha me diell, nga mesdita priten reshje shiu, erëra të shoqëruara me bubullima dhe rrufe.

E mërkura parashikohet kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu, të shoqëruara me erëra të forta dhe bubullima, ndërsa në zonat malore priten reshje bore.

/Motilokal.com