Microsoft po investon miliarda dollarë në Inteligjencën Artificiale në Japoni

Microsoft po investon miliarda dollarë në Inteligjencën Artificiale në Japoni

Korporata amerikane Microsoft do të investojë 2.9 miliard dollarë në dy vitet e ardhshme në zhvillimin e infrastrukturës cloud dhe Inteligjencës Artificiale (IA) në Japoni, tha presidenti i Microsoft, Brad Smith.

Në një intervistë me agjencinë japoneze Nikkei, ai deklaroi se kompania amerikane synon të hapë një laborator kërkimor në Tokio, si dhe të mësojë tre milion japonezë të përdorin mjete të Inteligjencës Artificiale në tre vitet e ardhshme.

Për Microsoft-in, ky do të jetë investimi më i madh në ekonominë japoneze që nga fillimi i operimit në atë vend.

"Konkurrueshmëria e çdo pjese të ekonomisë japoneze do të varet nga adoptimi i Inteligjencës Artificiale", tha Smith, duke shtuar se IA është thelbësor për të "ruajtur rritjen e produktivitetit, edhe pse vendi përballet me një popullsi në rënie".

Sipas një raporti të fundit nga Bloomberg, kompania për zhvillimin e inteligjencës artificiale Open AI së shpejti do të hapë zyrën e saj të tretë jashtë vendit në Tokio.

Sipas Bloomberg, Open AI po kërkon të zgjerojë shërbimet e saj në gjuhën japoneze për të vazhduar me korporatat lokale të teknologjisë si Softbank dhe NTT.

Përveç kësaj, kompania synon të bashkëpunojë me qeverinë japoneze për zhvillimin e standardeve rregullatore për fushën e Inteligjencës Artificiale.

/Motilokal.com