Ja si parashikohet moti të martën në Shqipëri

Ja si parashikohet moti të martën në Shqipëri

Moti në Shqipëri të martën pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Si rezultat i formimit të një zone me presion atmosferik të ulët të pozicionuar mbi Gadishullin Apenin dhe masave ajrore të lagështa. Moti i kthjellët e me temperatura të larta pritet t’i lërë vendin motit me alternime vranësirash e intervale kthjellimesh dhe reshjeve të shiut.

Pas orëve të mesditës priten reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.

Termometri të martën pritet të shënojë temperatura prej 20 deri në 22 °C.

/Motilokal.com