Çantat e rënda që po rrezikojnë shëndetin e nxënësve

Çantat e rënda që po rrezikojnë shëndetin e nxënësve

Mbajtja e çantave të rënda të shkollës në baza ditore është një nga përvojat më shqetësuese për një fëmijë që shkon në shkollë. Çanta e shkollës është e mbushur me tekste, fletore, lapsa, shkumësa me ngjyra dhe materiale të tjera shkrimi që kërkohen pothuajse çdo ditë. Kur kësaj i shtohen edhe kutitë e ushqimit dhe shishet e ujit atëherë ngarkesa në çanta shtohet edhe më tej.

Efektet e mundshme negative të mbingarkesës së çantave të shpinës së nxënësve janë një shqetësim publik dhe duhet të merren parasysh nga komuniteti shkencor dhe arsimor.

Kjo temë ka marrë një rëndësi të veçantë për shkak të procesit të zhvillimit të fëmijërisë, i cili mund ta rrisë promovimin e çrregullimeve të ardhshme (p.sh. dhimbjet e shpinës dhe devijimet e shtyllës kurrizore).

Për më shumë rreth kësaj teme mësoni në intervistën me dr. Nderim Salihaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë.

/Motilokal.com