Largoni merimangat në shtëpi me një ilaç natyral

Largoni merimangat në shtëpi me një ilaç natyral

Ju rregullisht pastroni dhe rregulloni shtëpinë tuaj, por nuk mund të përballeni me merimangat që gjejnë gjithmonë një vend për të endur rrjetën e tyre. Megjithatë, ekziston një mënyrë natyrale për të hequr qafe këto insekte.

Shumë insekte si dhe merimangat nuk mund të tolerojnë disa bimë, si nenexhiku. Me erën e saj intensive, nenexhiku do t'i largojë merimangat nga shtëpia juaj dhe nuk do t'ju shkaktojë problem sepse njerëzit në përgjithësi pëlqejnë erën e nenexhikut.

Mbjellja e nenexhikut në kopshte të vogla dhe vendosja strategjike e saj në qoshet ku merimangat normalisht thurin rrjetat e tyre, do t'i dëbojë ato nga shtëpia juaj përgjithmonë.

Nëse nuk ju pëlqejnë bimët në shtëpi, atëherë pasi të keni pastruar shtëpinë, spërkatni dhomat me një freskues ajri me aromë nenexhik ose bëni vetë spërkatjen tuaj natyrale për të hequr qafe merimangat. Ju mund të bëni një ilaç natyral që do të largojë shumë lehtë merimangat dhe insektet e tjera.

Gjithçka që ju nevojitet është një filxhan ujë, gjysmë filxhani uthull alkoolike dhe 20 pika vaj esencial mente. Vendosini përbërësit në një shishe sprej duke përzier fillimisht ujin dhe uthullën e alkoolit, më pas shtoni vajin esencial. Tundeni mirë përzierjen. Spërkatni në pjesët e shtëpisë që janë objektivat më të zakonshëm të merimangave dhe insekteve të tjera.

Gjithashtu, informacion shumë i rëndësishëm është se ky spray natyral nuk do të vrasë insektet, por do t'i mbajë larg shtëpisë tuaj. Procesi i spërkatjes me sprej duhet të bëhet periodikisht në mënyrë që merimangat dhe insektet e tjera të mos kthehen.

/Motilokal.com