Përdoreni këtë truk për të zgjatur jetën e luleve tuaja të vazos

Përdoreni këtë truk për të zgjatur jetën e luleve tuaja të vazos

Lulet zbukurojnë çdo dhomë e situatë dhe ngrenë humorin.

Kur e ndani lulen nga rrënja, ajo ndalon marrjen e lëndëve ushqyese dhe bëhet subjekt i kalbjes së shpejtë. Për të zgjatur jetëgjatësinë e luleve tuaja të preferuara, keni nevojë për këshilla të ekspertëve.

Në mot më të ngrohtë dhe temperatura më të larta, lulet humbasin ujin, freskinë dhe vitalitetin me një ritëm më të shpejtë. Megjithatë, ka edhe zgjidhje të thjeshta për zgjatjen e jetës së luleve të korrura.

Dihet që disa lule që i ruani në vazo, të cilat nuk janë në tokë, nuk mund të qëndrojnë të freskëta gjatë. Kur tkurret dhe fillon të thahet, njerëzit zakonisht e hedhin tutje, duke mos ditur se ekziston një mënyrë e lehtë për ta rikthyer në jetë.

Përdorni një truk të thjeshtë për të rikthyer lulet në jetë duke mbushur një vazo me ujë. Hiqni të gjitha gjethet nga lulet dhe shkurtoni kërcellet. Vendoseni në një vazo dhe mbajeni larg rrezeve të diellit direkte për dy ose tre orë dhe vëzhgoni ndryshimin. Lulet tuaja do të marrin jetë shumë shpejt.

/Motilokal.com