Ministri i Mjedisit dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se në Therandë do të fillojë ndërtimi i digës.
“Diga e Liqenit të Dragaçinës në Therandë, në vlerë investive prej rreth 40 milionë euro, e volum total të rezervuarit për nivelin normal te operimit prej 13.1 milionë m3, tashmë drejt realizimit”, ka shkruar aliu.
Postimi i plotë:
Urime të gjithë qytetarëve të Therandës për një fillim të mbarë të Ndërtimit të Digës së Dragaçinës dhe Impiantit të Trajtimit të Ujit.
Diga e Liqenit të Dragaçinës në Therandë, në vlerë investive prej rreth 40 milionë euro, e volum total të rezervuarit për nivelin normal te operimit prej 13.1 milionë m3, tashmë drejt realizimit.
Është prezantuar Studimi i Fizibilitetit, para zyrtareve të MMPHI-së dhe qytetarëve të komunës së Therandës, me ç’rast kompania implementuese gjatë dëgjimit publik me qytetarët ka prezentuar të gjitha të gjeturat për këtë projekt vital për qytetarët e Therandës.
Gjatë ditëve në vijim, pas inkorporimit të komenteve, do të dorëzohet projekti në Ministri, për të vazhduar më tej me hartimin e projektit kryesor dhe dizajnit. Kjo digë është njëra nga 5 digat e reja që po punohet me intenzitet të lartë, dhe është investim i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
/Motilokal.com