Masat e ftohta ajrore dhe të lagshta parashihen të dominojnë edhe në ditët në vazhdim në Kosovë.
Të premten pritet mot pjesërisht me vranësira e periudha me diell, mundësi për riga shiu. Në viset malore parashihen reshje bore.
E shtuna parashihet të jetë me vranësira e intervale me diell, mundësi për rrebeshe shiu. Reshje bore priten në viset malore.
Dita e fundit e javës, e diela, parashihet me vranësira e reshje shiu. Ndërsa në viset malore parashihen reshje bore.
/Motilokal.com