Gushti nis me mot të nxehtë, ja temperaturat për sot dhe fundjavë në vendin tonë

Gushti nis me mot të nxehtë, ja temperaturat për sot dhe fundjavë në vendin tonë

Moti në vendin tonë do të jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta, ku më të theksuara paraqiten në zonat malore.

Temperaturat për ditën e sotme do të lëvizin ndërmjet 23 deri në 31 °C. Era do të fryjë 1 m/s në drejtim të perëndimit.

E shtuna do të mbajë mot pothuajse të kthjellët, me mundësi reshje të lehta shiu. Temperaturat pritet të sillen prej 24 deri 30 °C.

Ndërsa e diela do të jetë me mot kryesisht të kthjellët, ku temperaturat do të lëvizin ndërmjet 22 deri në 29 °C. /Motilokal.com/