Ja si parashikohet moti të shtunën dhe dielën në Gjermani

Ja si parashikohet moti të shtunën dhe dielën në Gjermani

Gjatë fundjavës në disa qytete të Gjermanisë pritet të mbajë mot me vranësira, diell, reshje lokale shiu dhe erëra.

Në Berlin të shtunën moti pritet të jetë i ngrohtë, pjesërisht me re e diell, parashihen riga shiu dhe erëra. Temperaturat do të lëvizin prej 4 deri në 7 °C. E diela parashihet me reshje lokale shiu në pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite kryesisht me kthjellime. Temperatura pritet të luhaten nga 1 deri në 8 °C.

Parashikimi i motit për ditën shtunë në Munih parashihet kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu dhe erëra, në mbrëmje priten edhe reshje bore. Temperaturat do të luhaten nga 2 deri në 5 °C. E diela pritet të jetë me reshje lokale shiu dhe fjolla bore. Temperaturat do të sillen nga 1 deri në 4 °C.

Të shtunën në Frankfurt moti do të mbajë mot me vranësira e reshje lokale shiu. Temperatura do të luhaten nga 5 deri në 9 °C. E diela parashihet të jetë pjesërisht me vranësira e riga shiu përgjatë paradites, ndërsa pasdite intervale me diell. Termometri pritet të shënon temperatura prej 2 deri në 7 °C.

Moti të shtunën në Hamburg do të mbajë pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell. Temperaturat do të luhatën nga 4 deri në 8 °C. Dita e diel do të mbajë mot me re dhe diell. Temperatura do të lëvizin prej 5 deri në 9 °C.

Në Dortmund të shtunën moti pritet të jetë pjesërisht me vranësira dhe reshje lokale shiu, në mbrëmje priten fjolla bore. Temperaturat do të lëvizin prej 3 deri në 7 °C. E diela parashihet mot me kthjellime e vranësira dhe erëra. Temperatura pritet të luhaten nga 2 deri në 9 °C.

E shtuna në Shtutgart do të jetë pjesërisht me vranësira dhe reshje lokale shiu të shoqëruara me erëra. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 3 deri në 8 °C. Të dielën parashihet të mbajë mot me vranësira e reshje lokale shiu paradite, ndërsa pasdite periudha me diell. Temperaturat do të sillen nga 1 deri në 6 °C.

/Motilokal.com