Moti të shtunën në Bazel do të mbajë me shi. Temperaturat për ditën e shtunë do të luhatën nga 3 deri në 7 °C. E diela do të jetë pjesërisht me vranësira e reshje të dobëta shiu. Termometri pritet të shënon temperatura prej 2 deri në 6 °C.
Parashikimi i motit për ditën e shtunë në Cyrih do të jetë me vranësira dhe shi, në mbrëmje priten fjolla bore. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 2 deri në 6 °C. Dita e diel parashihet të mbajë pjesërisht me vranësira e reshje lokale shiu, ndërsa në mbrëmje fjolla bore. Temperaturat do të lëvizin nga 1 deri në 3 °C.
Të shtunën në Gjenevë moti do të jetë mot me reshje të dobëta shiu paradite, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të lëvizin nga 4 deri në 9 °C. Moti të dielën parashihet pjesërisht me re e riga lokale shiu, kurse pasdite me kthjellime. Temperaturat do të sillen nga 2 deri në 8 °C.
Në Lozanë të shtunën do të mbajë mot me riga shiu e periudha me diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës do të luhatën nga 4 deri në 8 °C. Të dielën pritet mot me riga të dobëta shiu paradite, ndërsa pasdite me kthjellime. Temperaturat do të sillen nga 4 deri në 7 °C.
Ndërsa në Lugano të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe erëra të forta. Termometri pritet të shënojë temperatura prej 8 deri në 13 °C. Parashikimi i motit për të dielën do të jetë kryesisht me diell paradite, ndërkaq nga mesdita me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat do të luhaten nga 5 deri në 10 °C.
/Motilokal.com