Ç'mot parashikohet të dielën në Shqipëri?

Ç'mot parashikohet të dielën në Shqipëri?

Moti në Shqipëri të dielën parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Gjatë kësaj dite parashihet mot me vranësira e reshje shiu, vende-vende në formën e shtrëngatave të shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Në viset e larta malore priten reshje bore me intensitet të ulët.

Termometri të dielën pritet të shënojë temperatura prej 10 deri në 14 °C.

/Motilokal.com