Dimër në pranverë, bora zbardh veriun e Shqipërisë

Dimër në pranverë, bora zbardh veriun e Shqipërisë

Edhe pse jemi në fundin e muajit të dytë të stinës së pranverës, dimri duket se nuk është larguar ende plotësisht.

Veriu i vendit është zbardhur nga reshjet e dendura të dëborës, të cilat vazhdojnë me intensitet të lartë edhe gjatë ditës së sotme (21 prill).

Pamjet që shihni në video vijnë nga aksi Bogë-Theth.

Për shkak të prezencës së madhe të dëborës, borëpastrueset kanë dalë në terren dhe po punojnë për hapjen e plotë të saj.

Aktualisht qarkullimi i mjeteve kryhet me goma dimërore. Shumë zona në veri të vendit dhe në juglindje janë përfshirë nga reshjet e dëborës, ndërsa temperaturat janë ulur ndjeshëm.

/Motilokal.com