Me këtë truk do të qëroni shpejt dhe lehtë hudhrën

Me këtë truk do të qëroni shpejt dhe lehtë hudhrën

Qërimi i hudhrës është një nga pjesët më të lodhshme dhe më të pakëndshme të gatimit për shumë njerëz, por një truk i thjeshtë do të ndryshojë tërësisht mënyrën se si i qaseni kësaj detyre.

Qëruesit e perimeve kanë ekzistuar për një kohë të gjatë, por nuk janë gjithmonë të përshtatshëm për t'u përdorur ose të lehtë për t'u pastruar më pas.

Megjithatë, ekziston një truk i zgjuar për të qëruar hudhrën që do t'ju kursejë shumë kohë dhe para të shpenzuara për një qëruese.

Ekspertja Kierin Baldwin e Institutit Amerikan të Edukimit të Kulinarisë zbuloi metodën e saj të thjeshtë.

"Më duhet t'ju them, funksionon shkëlqyeshëm. Në shumë restorante në të cilat kam punuar, kuzhinierët vendosnin dy tigane të vogla së bashku dhe tundnin një tufë hudhër për ta qëruar", tha ajo.

Në vend që të bëni mundimin për të qëruar thelpinj hudhre me dorë ose duke përdorur metodën e grirjes me thikë, truku i thjeshtë i Kieras përfshin përdorimin e kavanozëve me kapak ose dy tasave metalikë.

“Vetëm futni thelpinj, tundeni mirë dhe kaq, do të keni hudhra të qëruara mirë pa erë të pakëndshme që të mbetet në gishta”, zbuloi ekspertja.

/Motilokal.com