Transformim i jashtëzakonshëm/ Nga deponi mbeturinash ky vend kthehet në një peizazh mbresëlënës

Transformim i jashtëzakonshëm/ Nga deponi mbeturinash ky vend kthehet në një peizazh mbresëlënës

Toka dhe lumenjtë e Kosovës tashmë janë bërë kontejnerë të mbeturinave. Qytetarët e pandërgjegjshëm po hedhin mbeturina vend e pa vend, duke krijuar deponi kundërmuese dhe të dëmshme për njeriun dhe natyrën.

Në kësi gjendje të tmerrshme ishte edhe fshati Bellanicë e Mlishevës, ku ishte krijuar një deponi e mbeturinave në natyrë.

Por, angazhimi i vullnetmirëve, qytetarëve të ndërgjegjshëm kanë bërë një transformim të jashtëzakonshëm, duke shndërruar nga deponi në një peizazh mahnitës. 

“Me përkushtimin e donatorëve të pashoq, kemi arritur të kthejmë një hapësirë që dikur ishte e mbushur me mbetje në një oazë natyror. Ky transformim i jashtëzakonshëm është një shembull frymëzimi për të gjithë komunitetin tonë. Faleminderit të gjithëve që kanë kontribuar në këtë projekt të madh. Bashkë, ia dalim”, thuhet në faqen në Facebook "Fondacioni Bellanica".

/Motilokal.com