Pranverë apo dimër? Parashikimi i motit të shtunën dhe dielën në Gjermani

Pranverë apo dimër? Parashikimi i motit të shtunën dhe dielën në Gjermani

Gjatë fundjavës në disa qytete të Gjermanisë pritet të mbajë mot me vranësira, diell dhe riga shiu.

Në Berlin të shtunën moti pritet të jetë i ngrohtë, me kthjellime dhe diell. Temperaturat do të lëvizin prej 7 deri në 17 °C. E diela parashihet pjesërisht me vranësira e periudha me diell, në mbrëmje mundësi për riga të dobëta shiu. Temperatura pritet të luhaten nga 11 deri në 21 °C.

Parashikimi i motit për ditën shtunë në Munih parashihet kryesisht me kthjellime. Temperaturat do të luhaten nga 5 deri në 17 °C. E diela pritet të jetë pjesërisht me re dhe diell, mundësi për riga shiu. Temperaturat do të sillen nga 10 deri në 21 °C.

Të shtunën në Frankfurt moti do të mbajë mot pjesërisht me vranësira paradite, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët. Temperatura do të luhaten nga 6 deri në 18 °C. E diela parashihet të jetë paradite me riga shiu, ndërsa nga mesdita pjesërisht me vranësira e intervale me diell. Termometri pritet të shënon temperatura prej 11 deri në 15 °C.

Moti të shtunën në Hamburg do të mbajë pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell. Temperaturat do të luhatën nga 6 deri në 16 °C. Dita e diel do të mbajë mot me re dhe diell. Temperatura do të lëvizin prej 11 deri në 20.

Në Dortmund të shtunën moti pritet të jetë pjesërisht me vranësira dhe riga të dobëta shiu. Temperaturat do të lëvizin prej 9 deri në 17 °C. E diela parashihet mot me kthjellime e vranësira dhe erëra. Temperatura pritet të luhaten nga 14 deri në 16 °C.

E shtuna në Shtutgart do të jetë pothuajse i kthjellët. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 5 deri në 18 °C. Të dielën parashihet të mbajë mot me vranësira e intervale me diell. Temperaturat do të sillen nga 11 deri në 17 °C.

/Motilokal.com