Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni speca çdo ditë?

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni speca çdo ditë?

Specat janë një perime popullore dhe përmbajnë shumë vitamina dhe minerale për të cilat trupi ynë ka nevojë. Kohët e fundit janë veçanërisht të njohura specat e kuq, të cilët janë pak më të ëmbël se specat jeshilë dhe të verdhë dhe gjithashtu përmbajnë pothuajse dyfishin e nevojës ditore të vitaminës C.

Një spec i kuq i mesëm (119 gramë) përmban 31 kalori, shtatë gram karbohidrate, tre gram fibra dietike, pesë gram sheqer, një gram proteina, pesë miligramë natrium dhe 152 miligramë vitaminë C (190 për qind e vlera ditore).

Megjithatë, çfarë ndodh kur i hani ato çdo ditë ose disa herë në javë? Dietologet Erika Barrera dhe Kristi Wale shpjeguan sesi konsumimi i përditshëm i specave mund të ndikojë në trupin tuaj.

Zvogëlojnë inflamacionin

Specat janë të pasur me fitokemikale dhe lëndë ushqyese që kanë veti natyrale antioksiduese dhe anti-inflamatore. Komponimet e pranishme në speca kanë një efekt pozitiv në shëndet duke reduktuar inflamacionin dhe dihet se inflamacioni afatgjatë mund të shoqërohet me sëmundje kronike si diabeti apo sëmundjet e zemrës.

Përmirësojnë shëndetin e syve

Specat përmbajnë karotenoidë, zeaksantinë dhe luteinë, të cilat mund të ndihmojnë në mbrojtjen e syve. Gjegjësisht, zeaxanthin është një antioksidant që grumbullohet në pjesën e syrit të quajtur makulë dhe ndihmon në mbrojtjen nga dëmtimet e shkaktuara nga drita blu. Prandaj, ngrënia e specave zile ndihmon në reduktimin e dëmtimit të syve të shkaktuar nga burimet e dritës blu.

Forcojnë sistemin imunitar

Sipas dietologes Kristi Wale, konsumimi i përditshëm i specave ofron një sërë lëndësh ushqyese për sistemin tonë imunitar. Siç është thënë tashmë, një spec i kuq ofron pothuajse dyfishin e nevojave ditore të vitaminës C, dhe kjo vitaminë dihet se ndihmon në luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve të tjera.

Mbrojnë shëndetin e trurit

Ngrënia e specave zile mund t'ju ndihmojë të mbani trurin tuaj të shëndetshëm dhe të parandaloni humbjen e kujtesës. Një studim zbuloi se flavonoidet, acidet fenolike dhe karotenoidet që gjenden në speca mund të parandalojnë humbjen e kujtesës të lidhur me sëmundjen e Alzheimerit.

Ndihmojnë me tretjen

Specat janë një burim i shkëlqyer i fibrave që ofron shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë tretje më të mirë, përmirësim të shëndetit të zemrës dhe nivele të qëndrueshme të energjisë. Fibrat janë të nevojshme për ruajtjen e shëndetit të zorrëve tona dhe të gjithë sistemit tretës, si dhe ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak dhe kolesterolit.

/Motilokal.com