Përfitimet e humbjes së peshës dhe si e ndihmon trupin

Përfitimet e humbjes së peshës dhe si e ndihmon trupin

Humbja e peshës nuk është e lehtë dhe shpesh ndihemi sikur rezultatet nuk janë të dukshme sado të përpiqemi. Megjithatë, ndryshimet po ndodhin edhe pse në fillim nuk duken në pasqyrë. Dhe kur humbim vetëm dy ose tre kilogramë, në trup do të fillojnë të ndodhin ndryshime të shumta për mirë.

Funksioni i mëlçisë

Fakti që humbja e peshës do të rigjenerojë të gjithë trupin mund të jetë një motiv shtesë për ju që më në fund të lëvizni, të jeni më aktiv fizikisht dhe të shikoni se çfarë e sa hani.

Humbja e vetëm pesë deri në dhjetë për qind të peshës totale përmirëson ndjeshëm punën e mushkërive dhe zgjidh problemet e gulçimit, karakteristikë e njerëzve mbipeshë. Është një përmirësim i madh në jetën e përditshme.

Reduktimi i peshës trupore gjithashtu zvogëlon rrezikun e akumulimit të yndyrës në mëlçi. Në rrethana të caktuara, mëlçia e yndyrshme mund të shkaktojë probleme të shumta, të cilat në disa raste mund të çojnë në dështim të mëlçisë dhe madje edhe kancer. Nëse humbisni kilogramët e tepërt, është e mundur të korrigjoni këto dëmtime.

Njerëzit obez vuajnë më shpesh nga dhimbjet e shpinës. Humbja e peshës dhe aktiviteti fizik do ta zgjidhin këtë problem, sepse do të forcojnë muskujt dhe do ta bëjnë më të lehtë mbajtjen e shtyllës kurrizore.

Rreziku i kancerit

Njerëzit që janë mbipeshë kanë një rrezik më të lartë të kancerit të zorrës së trashë. Ruajtja e peshës trupore brenda kufijve të shëndetshëm na mbron nga kanceri i zorrës së trashë dhe një dietë që përfshin shumë fruta, perime dhe drithëra integrale gjithashtu redukton rrezikun e llojeve të ndryshme të kancerit.

Nëse jeni mbipeshë, duke humbur vetëm pesë për qind të peshës trupore, por edhe duke ruajtur peshën e arritur, ul rrezikun e kancerit të gjirit me 25 deri në 40 për qind, sipas Organizatës Amerikane për Parandalimin e Kancerit të Gjirit.

/Motilokal.com