Alex Hirschi, e njohur më mirë si Supercar Blondie, aktualisht është superylli më i madh në rrjetet sociale dhe pronare e një perandorie mediatike me vlerë më shumë se 100 milionë eurove.
Alex e filloi karrierën e saj si prezantuese në radio në Australi, por shpejt e la punën dhe u transferua në Dubai, ku burri i saj gjeti një punë të re.
Pas disa ditësh pa punë, Alex filloi të ndërtonte markën e saj globale.

Në një intervistë për TheSun, mbretëresha e rrjeteve sociale ka treguar se si kanë qenë fillimet e saj.
Veturat kanë qenë gjithmonë pasioni im, por vetëm si hobi. Pasi bëra punën time në radio 9 deri në 5 , po kërkoja vetura të bukura për të xhiruar. Shtatë vjet më parë u largova nga radio dhe iu përkushtova tërësisht punës në rrjetet sociale.
Rezultatet e para të prekshme mbërritën shpejt dhe Alex ndërtoi një perandori biznesi që përfshin një kompani mediatike dhe një studio projektimi veturash.

“Kur po raportoja nga ekspozita e veturave luksoze, njerëzit nga Bentley më pyetën nëse do të donin të merrnin veturën time hua për disa ditë. Mendova me vete se kjo ishte përmbushja e ëndrrës sime.
Pas Bentley-t, trokita në dyert e Ferrarit dhe McLaren-it...

Në fillim kisha rreth 300 njerëz që më ndiqnin në Instagram, por shumë shpejt numri filloi të rritet. Emisioni radiofonik në atë kohë quhej Radio Blondie, kështu që vendosa të quhej Supercar Blondie'.
Njerëzit shpesh kritikojnë, por mendoj se shumica e njerëzve pëlqejnë qasjen time të thjeshtë ndaj veturave.

“Në fillim vozita një Mitsubishi Lancer të përdorur dhe sot ngas një Rolls-Royce Spectre. Kam në plan të blej një Lamborghini Revuelto së shpejti”, thotë Alex.
Sot, ajo ka 16 milionë ndjekës në Instagram, 56 në Facebook, 19 në YouTube dhe 18 milionë në TikTok.
Alex sapo ka hapur një shtëpi ankandesh për supervetura, një platformë që është e specializuar në shitjen e automjeteve të nivelit të lartë.
“Për vite me radhë kam krijuar rrjete dhe kam zhvilluar marrëdhënie me tregtarët dhe koleksionistët në mbarë botën. Ideja më lindi teksa isha duke filmuar veturat më të shtrenjta në botë.
“Në platformë, ne do t'u ofrojmë blerësve shembullin e parë të një Mercedes AMG One që nuk është shitur kurrë më parë në ankand. Bashkë me të janë edhe Lamborghini Veneno Roadster, Ferrari Monza SP2, LaFerrari e shumë të tjerë”, përfundon Supercar Blondie.
/Motilokal.com
