Ndiheni sikur jeta po ju “fluturon”? Ja si ta ngadalësoni kohën

Ndiheni sikur jeta po ju “fluturon”? Ja si ta ngadalësoni kohën

Ndërsa jeni bërë më i vjetër, mund të keni vënë re se vitet duket se fluturojnë gjithnjë e më shpejt. Dhe nuk jeni vetëm ju, perceptimi ynë për kohën ndryshon në mënyrë të konsiderueshme ndërsa plakemi.

Alicea Ardito, një terapiste në Virxhinia që punon me të moshuarit tha se një nga temat më të zakonshme që ajo dëgjon në seancat e saj, është se klientët mendojnë që jeta e tyre ka kaluar shumë shpejt.

“Klientët e mi gjithmonë më thonë se jeta na ka kaluar sa hap e mbyll sytë”, tha ajo për HuffPost.

Është e rëndësishme të kuptojmë pse e kemi ndjesinë sikur vitet tona “fluturojnë”. Një arsye është, sepse ndërsa ne rritemi për shkak të angazhimeve më të ngjeshura, njësitë kalendarike, konkretisht viti duket më i shkurtër. “Kur je 8 vjeç, një vite është sa 8/100 (100 i referohemi jetës). Ndërsa kur je 80, një vit është sa 80/100 (e jetës)” tha ajo. Kjo kontribuon në ndjesinë e kohës që kalon shumë shpejt, vijoi terapistja.

Një jetë e shkurtër duket kur ditët kthehen në monotoni dhe bën të njëjtat gjëra, ndërsa jeta duket më e gjatë (edhe pse është e njëjta periudhë e jetuar) kur ditët i mbush me angazhime dhe krijon sa më shumë kujtime.

Por doni të dini një truk se si ta “ndaloni” kohën? Kërkimi i risive është çelësi.

Nëse kaloni një ditë duke u strukur në dhomën tuaj të gjumit, duke menduar për gjërat që i doni, apo doni t’i realizoni ajo thjesht do të duket një ditë e zakonshme pa asnjë qëllim për ta jetuar dhe shijuar. Fundja është një ditë boshe që kalon e pa jetuar në jetën tonë dhe që do të humbas mes ditëve tjera monotone, pa e kujtuar ndonjëherë se e ke jetuar për aq kohë sa nuk bëre diçka për t’u mbajtur mend. Por nëse bën të kundërtën, mendimet çohesh nga shtrati dhe përpiqesh t’i realizosh, e sigurt që do të jetë një ditë që do ta mbash mend gjithë jetën dhe do të ndihmojë që jeta t’ju duket e gjatë.

Pra gjithmonë përvojat e reja të japin efektin e jetëgjatësisë. Sa më shumë gjëra të zbulojmë nga kjo që jeta ofron, aq më të përmbushur do të ndjehemi në vitet e moshës së tretë.

Si të shtoni më shumë risi në jetën tuaj

Ka shumë mënyra për të përqafuar të panjohurën në jetën tuaj të përditshme. Mund të jetë diçka e madhe, si planifikimi i një udhëtimi në një vend të largët, ose dhe diçka shumë më pak se kjo por që ka të njëjtën vlerë, si për shembull ndryshimi i rrugës së kthimit nga puna për në shtëpi dhe anasjelltas.

Takimi me njerëz të rinj është një mënyrë tjetër për t'i mbajtur gjërat të freskëta. Ndoshta ftoni një të njohur nga klasa juaj e stërvitjes në një vend të ri mëngjesi në qytet ose filloni biseda me të huajt kur jeni jashtë dhe rreth e rrotull.

Kur përpiqeni të shtoni më shumë risi në jetën tuaj, ia vlen të mendoni edhe për kohën që po kaloni në ekrane "duke vëzhguar risinë, por jo domosdoshmërisht duke marrë pjesë në të".

Nëse doni të angazhoheni në ndjekjen e risisë, bllokoni kohën në kalendarin tuaj për ta bërë këtë. Përndryshe është e lehtë të heqësh dorë nga këto aktivitete të reja kur jeta bëhet e zënë.

Pastaj mbani një shënim për gjërat e reja që keni provuar. Shumë prej nesh krijojnë lista detyrash për të qëndruar në krye të asaj që duhet të bëjmë, por rrallëherë marrin kohë për të krijuar një listë "të kryer" për të festuar ato fitore.

"Kjo gjithashtu ndihmon për të mbajtur të gjitha veprimet tona në kujtesë - duke zgjatur ndjenjën e kohës që kalon. Në fund të fundit, duke i kushtuar vëmendje asaj që po bëjmë, ne mund të kuptojmë se po bëjmë më shumë gjëra të reja sesa e kuptojmë.”

Dhe së fundi, në ndjekjen tuaj të përvojave të reja, mos harroni të vazhdoni të gjeni kohë edhe për gjërat që dini dhe i doni.

“Koha është e kufizuar. Të shpenzosh mirë për gjërat që i do është kritike për lumturinë”, tha ajo.

/Motilokal.com