
Pasta e dhëmbëve e zezë është bërë një produkt shumë i njohur kohët e fundit. Ai përmban karbon aktiv i cili i jep ngjyrë të zezë dhe disa përfitime. Megjithatë, kjo pastë nuk mund të zëvendësojë pastën që përdorni çdo ditë, sepse mund të jetë e dëmshme.
Rekomandohet ta përdorni një ose disa herë në muaj, si dhe të flisni me dentistin përpara se ta përdorni këtë pastë sepse dhëmbët e të gjithëve janë të ndryshëm dhe pasta mund të mos jetë e përshtatshme për dhëmbët tuaj.
Qymyri i aktivizuar përdoret kryesisht për zbardhjen e dhëmbëve. Dhëmbët zbardhen sepse pasta e qymyrit ka vetinë e heqjes së pllakës nga dhëmbët dhe erës së keqe të gojës që zvogëlon dukshmërinë e njollave në dhëmbë.
Megjithatë, ka paralajmërime të lëshuara nga Shoqata Amerikane Dentare për përdorimin e qymyrit në pastën e dhëmbëve. Rreziku kryesor është vetia gërryese e qymyrit që mund të dëmtojë smaltin, gjë që mund të shkaktojë ndjeshmëri të dhëmbëve.
Disa nga efektet anësore të mundshme të përdorimit të tepërt të pastës së zezë janë erozioni i dhëmbëve, ndjeshmëria e dhëmbëve dhe rreziku i prishjes së dhëmbëve. Rekomandohet të përdoret një ose disa herë në muaj.
/Motilokal.com