Gjatë fundjavës në disa qytete të Gjermanisë pritet të mbajë mot me vranësira, diell dhe reshje shiu.
Në Berlin të shtunën moti pritet të jetë intervale me diell, vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin prej 13 deri në 18 °C. E diela parashihet pjesërisht me vranësira e riga shiu kryesisht paradite, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët. Temperatura pritet të luhaten nga 13 deri në 19 °C.
Parashikimi i motit për ditën shtunë në Munih parashihet pjesërisht me vranësira e periudha me diell. Temperaturat do të luhaten nga 10 deri në 16 °C. E diela pritet të jetë pjesërisht me re dhe diell. Temperaturat do të sillen nga 12 deri në 18 °C.
Të shtunën në Frankfurt moti do të mbajë mot pjesërisht me vranësira e diell paradite, ndërsa pasdite me shi. Temperatura do të luhaten nga 9 deri në 17 °C. E diela parashihet të jetë pjesërisht me vranësira e intervale me diell dhe reshje të herëpashershme të shiut. Termometri pritet të shënon temperatura prej 12 deri në 16 °C.
Moti të shtunën në Hamburg do të mbajë pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell, në mbrëmje priten riga të dobëta shiu. Temperaturat do të luhatën nga 13 deri në 20 °C. Dita e diel do të mbajë mot me shi dhe erëra. Temperatura do të lëvizin prej 14 deri në 16.
Në Dortmund të shtunën moti pritet të jetë pjesërisht me vranësira dhe reshje lokale shiu. Temperaturat do të lëvizin prej 10 deri në 15 °C. E diela parashihet mot me riga shiu, diell, vranësira dhe erëra. Temperatura pritet të luhaten nga 9 deri në 14 °C.
E shtuna në Shtutgart do të jetë me vranësira dhe diell, në mbrëmje me reshje shiu. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 8 deri në 16 °C. Të dielën parashihet të mbajë mot pothuajse i kthjellët paradite, ndërsa nga mesdita me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat do të sillen nga 12 deri në 18 °C.
/Motilokal.com
