Moti të shtunën në Bazel do të mbajë paradite pjesërisht me re dhe diell, ndërsa pasdite me vranësira e reshje shiu. Temperaturat për ditën e shtunë do të luhatën nga 9 deri në 17 °C. E diela do të jetë kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu. Termometri pritet të shënon temperatura prej 12 deri në 17 °C.
Parashikimi i motit për ditën e shtunë në Cyrih do të jetë pjesërisht me vranësira e intervale me diell, natën vonë priten reshje lokale shiu. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 8 deri në 16 °C. Dita e diel parashihet të mbajë pjesërisht me vranësira e periudha me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 9 deri në 19 °C.
Të shtunën në Gjenevë moti do të jetë mot pjesërisht me vranësira e diell, ndërsa në mbrëmje me reshje të lehta shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 7 deri në 13 °C. Moti të dielën parashihet me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat do të sillen nga 11 deri në 19 °C.
Në Lozanë të shtunën do të mbajë mot pjesërisht me re dhe diell, natë vonë priten reshje të dobëta shiu Temperaturat e ajrit gjatë ditës do të luhatën nga 7 deri në 12 °C. Të dielën pritet mot me diell, vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat do të sillen nga 11 deri në 17 °C.
Ndërsa në Lugano të shtunën do të mbajë mot pjesërisht me vranësira e periudha me diell, paradite mundësi për riga shiu. Termometri pritet të shënojë temperatura prej 12 deri në 16 °C. Parashikimi i motit për të dielën do të jetë me diell dhe vranësira paradite, ndërsa pasdite me reshje shiu. Temperaturat do të luhaten nga 13 deri në 17 °C.
/Motilokal.com
