Njihuni me parashikimin e motit për ditët e para të javës në Kosovë

Njihuni me parashikimin e motit për ditët e para të javës në Kosovë

Java në Kosovë fillon me mot kryesisht të qëndrueshëm me diell dhe ngrohtë, ndërsa nga mesi i javës pritet ndryshim i kushteve meteorologjike, ku priten reshje shiu.

Moti të hënën parashihet i ngrohtë, me kthjellime, diell dhe vranësira.

Dita e martë do të mbajë mot pjesërisht me vranësira e periudha me diell.

E mërkura parashikohet kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu.

/Motilokal.com