Vazhdon vala e të nxehtit në Maqedoninë Veriore, temperatura deri në 36 °C

Vazhdon vala e të nxehtit në Maqedoninë Veriore, temperatura deri në 36 °C

Në Maqedoninë e Veriut vazhdon vala e të nxehtit afrikanë. Temperaturat e larta pritet ta godasin vendin. Moti për ditën e sotme pritet të jetë i kthjellët, ku temperaturat do të lëvizin ndërmjet 26 deri në 35 °C. Era do të fryjë 2 m/s në drejtim të veri-veriperëndimit.

Ndërsa e shtuna do të regjistrojë temperaturat më të larta deri në 36 °C. Edhe dita e diel pritet të mbajë mot kryesisht të kthjellët, ku temperaturat do të lëvizin prej 24 deri në 30 °C.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, përmes një komunikate ka dhënë disa rekomandim bazike për sjelljen në kushte të tilla, sipas Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim, ndërmarrin masa dhe aktivitete për veprime parandaluese për mbrojtje nga zjarre të mundshme pyjore dhe zjarre të tjera në hapësira të hapura. Duke pasur parasysh fundjavën e vazhduar dhe vizitueshmërinë e madhe në pyjet dhe vendet për rekreacion, DMSH apelon deri te vetëqeverisja lokale, qytetarët dhe vizitorët të kenë kujdes kur janë në hapësirë të hapur.

Ata nuk duhet të gjuajnë cigare, mbeturina nga qelqi dhe shishe nga qelqi, të mos ndezin zjarre dhe skarë në hapësira të hapura dhe në pyll, të mos gjuajnë mbeturina dhe materiale të tjera që digjen, as kashtë, ndërsa nëse vërejnë zjarr menjëherë ta njoftojnë Njësinë Territoriale Kundër Zjarrit në telefonin pa pagesë 193.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim me qëllim ruajtjen e pyjeve, nga 15 korriku deri më 15 gusht, në territorin e gjithë vendit, e zbaton fushatën për mbrojtje nga zjarret nën moton “E ardhmja iu takon atyre që janë të përgatitur – Natyra është përgjegjësia jonë”, thuhet në komunikatë. /Motilokal.com/