Momente dramatike kur aeroplani ulet me 'kokë' në pistë

Momente dramatike kur aeroplani ulet me 'kokë' në pistë

Në aeroportin e Stambollit, një aeroplan mallrash që i përkiste një kompanie të huaj ngarkesash u ul me “kokën” e tij pasi pajisjet për aterrimit nuk funksionuan, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve të marra, aeroplani i mallrave "Boeing 763" që i përkiste "Fedex Airlines" i cili kryente fluturimin në relacionin Paris-Stamboll, pati një mosfunksionim në pajisjen e uljes dhe pasi kontaktoi kullën e kontrollit të aeroportit në Stamboll kërkoi leje për të ateruar me trup.


Pas kësaj në aeroport u morën masat e nevojshme për ulje ndërsa ekipet e Shërbimit të Shpëtimit dhe Zjarrfikësit të Aeroportit u dërguan në pistë.

Derisa avioni u ul me trup pa asnjë problem, ekuipazhi i kabinës u largua nga avioni pa u lënduar. Pista 16R në të cilën u ul avioni në aeroportin e Stambollit, u mbyll për fluturimet.

Vazhdojnë punimet për largimin e aeroplanit nga pista ndërsa vazhdojnë hetimet lidhur me aksidentin.

/Motilokal.com